Transmetuar më 17-11-2017, 10:50

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku një vajzë e re ka tentuar që t’i japë fund jetës në mënyrën më tragjike të mundshme.

Rreth orës 08:40 të mëngjesit të sotëm, në lagjen “Xhevdet Nepravishta” Lushnje, është hedhur nga kati i katërt i pallatit ku banon shtetasja D.Z., 27 vjeçe.

E reja u dërgua në spital me ambulancë, ku po kryen ekzaminimet shëndetësore dhe po merr mjekimin nën kujdesin e personelit mjekësor. 

Nga të dhënat paraprake dyshohet se ajo vuan nga depresioni mendor. Aktualisht grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Fatmirësisht pas ndihmës së marrë, e reja ndodhet jashtë rrezikut për jetën./a.y/noa.al

Foto ilustruese