Transmetuar më 17-11-2017, 09:40

Një person i shpallur në kërkim për kërcënimin me armë zjarri të një gruaje është vënë në prangat e policisë së Burrelit.

I arrestuatri është Ladjon Bruçi, 23 vjeç, banues në Burrel, i cili u prangos gjatë ditës së djeshme.

Bruçi ishte shpallur në kërkim pasi me datë 13 korrik 2017 në bashkëpunim me Xhemal Bruçin, në vendin e quajtur "Kthesa e Sanës", Burrel, kanë kërcënuar me armë zjarri shtetasen F.T.

Ndaj të riut Gjykata e Matit ka vendosur ndalimin e menjëhershëm të tij për veprat penale “Kanosje” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”.

Më herët është arrestuar edhe Xhemal Bruçi, 47 vjeç, banues në Burrel, nën akuzën e kanosjes.

Bruçi ishte shpallur në kërkim pasi më 13 korrik në Komisariatin e Policisë Mat, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasja F.T., 56 vjeçe, banuese në Mat.

Ajo ka deklaruar se, së bashku me djalin e saj, në vendin e quajtur “Kthesa e Sanës”, Burrel, janë kanosur nga Xhemal Bruçi, dhe Ladjon Bruçi, të cilët dyshohen se i kanë kanosur nëpërmjet një arme.

Noa.al mëson se vajza e Xhemal Bruçit kishte qenë i lidhur me djalin e kërcënuar, por ishin ndarë.

Kësisoj Xhemali bashkë me nipin e tij, i kishin dalë përpara dhe i kishin thënë se “Më preke në nderin, e vajzës, ke për ta paguar”.

I dyshuari ka kërcënuar të riun dhe nënën e tij duke u thënë se nuk mund të luanin me vajzën dhe se ajo nuk ishte pa krahë.

Xhemal Bruçi dhe djali i vëllait të tij Ladjon Bruçi akuzohen për veprat penale “Kanosje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe municionit”. /a.y/noa.al

Kërcënohen me armë nënë e bir, “Më prekët në nderin e vajzës”