Transmetuar më 17-11-2017, 09:25

Prokuroria e Krimeve të Rënda, kërkoi sot dënimin me burgim të përjetshëm, për Denis Shtrazën, i akuzuar si autori i vrasjes së Gazmend Çollakut.

Prokuroria e cilëson Shtrazën si person me rrezikshmëri të madhe, si dhe kërkon që të mbyllet në një burg të sigurisë së lartë.

Gjatë gjithë kohës 33-vjeçari Shtraza ka mohuar të ketë gisht në rrëmbimin dhe ekzekutimin e Çollakut.

40-vjeçari Gazmend Çollaku, u mor peng në qytetin e Durrësit dhe një ditë më pas u gjet i vdekur dhe i lidhur me këmbë e duar, në afërsi të fshatit Muriqan të Krujës.

Viktima ishte qëlluar me armë në kokë. Për eliminimin e Çollakut u shpall në kërkim edhe Ervin Dalipaj, ish-shefi i antikrimit ekonomik të Tiranës, i cili u ekzekutua në Sukth më 25 prill, teksa udhëtonte në makinë bashkë me Xhino Dautaj, i cili gjithashtu mbeti i vrarë.

Në seancën e datës 30 nëntor, pritet të paraqitet mbrojtja e Shjtrazës, ndërsa më tej do të jepet dënimi ndaj tij. Shtraza, me banim në Durrës, u arrestua mbrëmjen e 28 janarit 2016, në aeroportin “Nënë Tereza” teksa po tentonte të largohej nga Shqipëria. /a.y/noa.al