Transmetuar më 17-11-2017, 09:06

Dalin detaje nga aksidenti i orëve të para të mëngjesit të sotëm, ku furgoni që transportonte punëtorët e HEC-it të Fierzës u aksidentua.

Ngjarja ndodhi në fshatin Dushaj të Tropojës, në zonën B, ku u përplas fugoni HEc-it, me drejtues mjeti shtetasi, K.D., me mjetin tip "Benz", me drejtues mjeti shtetasi O.A., banues në Pukë.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen Dem Oruçi.

Gjithashtu janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve shtetasit K.D, O.A, si dhe punëntoret e HEC-it, B.Gj, B.P., A.I., M.Ç., M.D., B.M., të cilët janë transportuar në spitalin e Tropojës.

Aktualisht nga ana e policisë vijojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. /a.y/noa.al