Transmetuar më 17-11-2017, 08:25

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të premteje duke reklamuar përmirësimin e sigurisë ushqimore.

Ai ka publikuar videon që gjeni më poshtë në Facebook, ku shkruan, “Mirëmëngjes dhe me këtë pasqyrim të progresit të bërë për sigurinë ushqimore në 45 ditët e para të mandatit të ri, ju uroj një ditë të mbarë”.

Por ky postim i tij ka ngjallur revoltën e komentuesve, të cilët i janë kthyer ashpër.

“Vetëm për mishin bëhet fjalë apo do vazhdojnë dhe me prodhimet e tjera?! Sepse po helmohemi 2 herë në ditë sa herë që do vijmë në Shqipëri”, shkruan një qytetar.

Një tjetër shton, “Mashtro, mashtro se i lindur për të mashtruar je. Ti je vetë kazani, Shqipëria do mbetet, mashtrus si ti do ikin”.

“Publicitet, realiteti në rrugët e Shqipërisë është krejt tjetër”, shkruan një tjetër qytetar. /a.y/noa.al