Transmetuar më 16-11-2017, 22:59

Një aeroplan është goditur nga rrufeja, vetëm pak çaste pasi është ngritur në fluturim.

Pamjet e filmuara në Aeroportin Schipol të Amsterdamit  tregojnë momentin kur aeroplani i mbushur me pasagjerë u godit në mes të ajrit nga rrufeja.

Fatmirësisht Boeing 777 vazhdoi me sukses udhëtimin e tij, pavarësisht nga goditja, pasi nuk i ka shkaktuar asnjë problem.

Mësohet se aeroplani ka mbërritur në kohë në aeroportin e Lima. /k.k/noa.al/