Transmetuar më 16-11-2017, 21:39

Tre persona janë arrestuar si pjesë e një bande që merrej me trafikimin e njerëzve. Në pranga kanë rënë tre persona, dy në jug të Uellsit, ndërsa një tjetër në Londër.

Ata akuzohen se janë pjesë e një bande që trafikonin emigrantë të jashtligjshëm nga Shqipëria dhe Turqia drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas BBC, Zyra Qendrore për Emigracionin dhe ekipet e policisë e zhvilluan operacionin e tyre këtë të enjte.

Një 32-vjeçar dhe një grua 66 vjeçe, u arrestuan në një banesë në Risca, qarku Caerphilly, ndërsa një 27-vjeçar u ndalua në Peckham, Southëark.

Ata dyshohen se janë pjesë e një bande përgjegjëse për tentativën e trafikimit të rreth 120 shqiptarëve dhe turqve. Autoritetet vendase bëjnë me dije se banda dyshohet të ketë ushtruar aktivitetin kriminal gjatë muajve mars, deri në nëntor të këtij viti.

Për të bërë të mundur trafikimin e personave, ata bënin disa të ndara secrete në kamionët që përdornin, në mënyrë që të fshihnin emigrantët e jashtëligjshëm.

Dave Fairclough, nga Ekipi Penal dhe Financiar i Ekipit të Imigracionit, tha: “Ky hetim synon një rrjet të organizuar të dyshuar për mbikëqyrjen e përpjekjeve për t’iu shmangur kontrolleve të emigracionit në Mbretërinë e Bashkuar. Trafikimi i njerëzve është një tregti e ligë, e cila i trajton individët e pambrojtur pak më mirë se mallrat”. /k.k/noa.al/