Transmetuar më 16-11-2017, 20:09

Një aksident rrugor është regjistruar sot në aksin rrugor Tiranë-Elbasan, në afërsi të zonës së Ibës, ku janë përplasur dy automjete.

Për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur, të cilët kanë marrë dëmtime, por për fat të mirë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, mësohet se shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë një parakalim i gabuar i njërës prej makinave.

Po ashtu, në këtë segment mungon edhe ndriçimi, çka mund të ketë favorizuar aksidentin.

Për pak çaste ky aks ka qenë i bllokuar, por më pas gjithçka është kthyer në normalitet. /k.k/noa.al/