Transmetuar më 16-11-2017, 16:24

Qeveria greke ka shpallur zi kombëtare 3 ditore pas përmbytjeve masive që prekën vendin, duke shkaktuar 15 viktima.

Mediat greke raportojnë se autoritetet kanë urdhëruar që të kryhen hetime për situatën e krijuar.

Moti i keq dhe përmbytjet gati apokaliptike përveç 15 viktimave shkaktuan edhe 21 të plagosur, ndërsa qindra shtëpi dhe dyqane u dëmtuan.

Situata paraqitet problematike në Athinë dhe Mandra, një zonë e populluar vetëm 27 kilometra larg kryeqytetit.

Mësohet se në Mandra jetojnë 600 familje shqiptare, ku 100 prej tyre janë prekur nga përmbytjet.

Greqia ditën e djeshme shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në ishullin Simi, i cili u përfshi nga stuhia për shkak të së cilës ishte ndërprerë energjia elektrike dhe uji. /b.l/noa.al/