Transmetuar më 16-11-2017, 14:43

Një person është arrestuar nga policia e Pukës, pasi gjatë një kontrolli në banesë i janë gjetur municione.

Bazuar në informacione të siguruara në rrugë operative u bë arrestimi në flagrancë i Marjan Gjekaj, 48 vjeç, banues në Pukë, punonjës i zjarrfikëses në Pukë.

Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në bodrumin e banesës së tij u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 686 copë fishekë automatiku, 374 copë fishekë Pistolete TT, 4 copë krehra automatiku dhe një palë pranga si të policisë.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pukë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. /b.l/noa.al/