Transmetuar më 16-11-2017, 13:59

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në rrugën “Teodor Keko”, në kryeqytet, ku një person ka mbetur i plagosur.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 12:35, ku fillimisht ka ndodhur një konflikt, ku dyshohet se dy persona kanë goditur me sende të forta një tjetër dhe me pas i ka thyer xhamin e mjetit me sende të forta.

I dëmtuar me sende të forta pasi ka hipur në automjetin e tij, në largim e sipër ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të  shtetasit  Gentian Rrahmani, 30 vjeç, lindur në Kukës e banues në Tiranë, i cili ka mbetur i plagosur. 

30 vjeçari është dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Nga ana e Policisë është identifikuar autori dhe po punohet për kapjen e tij. Ndërkohë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. /b.l/noa.al/