Transmetuar më 16-11-2017, 12:31

Një vajzë e mitur në Durrës, është denoncuar nga familjarët e saj në polici e zhdukur.

Gjatë ditës së djeshme babai i saj, B.L., 43 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, ka kallëzuar në polici, se i është larguar nga banesa vajza e tij 15 vjeçe S.L.

Babai i saj tha para uniformave blu gjatë ditës së djeshme se e bija është zhdukur pa lënë gjurmë prej dy ditësh dhe se ai nuk di ku ta kërkojë.

Pavarësisht kërkimeve të tij tek të afërmit apo shoqet e saj, e mitura nuk dihet se ku është, duke u shprehur i shqetësuar për fatin e të bijës.

Pas denoncimit të bërë nga babai i të zhdukurës, policia vijon punën për gjetjen dhe kthimin e të miturës në banesë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme./b.l/noa.al/