Transmetuar më 16-11-2017, 10:46

Teksa në Kuvend prezantohet sot projektbuxheti dhe paketa fiskale e vitit 2018, kryeopozitari Lulzim Basha tha se sot është dita ti kujtohet Edi Ramës paralajmërimi i Papa Françeskut për politikanët e verbuar nga etja për pushtet dhe para, të cilat i arrijnë siç thotë ai, duke shkelur mbi njerëzait, mbi jetën dhe dinjitetin e tyre.

“Papa ka folur sikur të kishte përpara Edi Ramën, dredharak, manipulator, i mbushur me veten se vetëm ai ka standardin e së vërtetës”, u shpreh Basha.

Duke u ndalur tek situata në Bulqizë, deklaroi se ndërsa qytetarët vujnë mjerimin, Rama merr karriget nga Tirana, kamerat dhe gjithçka të organizuar sipas tij, nga skenaristët e oborrit qeveriatar.

“Pak ditë më parë ky njeri u shfaq në Bulqizë atje ku fëmijët ajnë kthyer në skllevër të kromit për bukën e gojës. Sajesë kazanësh mediatikë të Italisë, i quajti. A ka gjë më dramatike kur një gazetare e një vendi të huaj i kujton të mbrojë fëmijët e vendit të tij? Atë ditë një gazetar shkroi i revoltuar se “Rama e kishte sjellë karrigen nga Tirana”, sepse Bulqiza ishte skena. Të gjitha ishin punuar me kujdes nga skenaristë të mashtrimit qeveritar. Vërtet ishte në Bulqizë, por atje nuk pa fëmijët e kthyer në skllevër e të zbuluar nga gazetarët italianë”, deklaroi kreu i opozitës.

Sipas tij, Rama ishte në Bulqizë por nuk pa mjerimin, varfërinë dhe fëmijët që punonin për mbijetesë, siç tha ai u denoncua nga gazetarja italiane.

“Nuk ka shprehje më të qartë të kësaj shkëputje totale nga realiteti i mjeruar i vendit se sa projektbuxheti i vitit 2018. Në këtë buxhet nuk ka asgjë për fëmijët e Bulqizës dhe gjithë Shqipërisë, për varfërinë, për infrastrukturën, nuk ka asnjë investim. Buxheti është ndërtuar me vetëm një qëllim, për sigurinë dhe pasurimin e njerëzve të Edi Ramës, në shërbim të krimit dhe klientëve të tij”, deklaroi Basha.

Kryedemokrati shtoi se për klientët e tij, Edi Rama po dënon qindra mijëra familje shqiptare, ndërsa për vëllanë dhe miqtë e Kryeministrit, përgatiten koncesione e pazare.

Basha tha në vijim se shqiptarët kanë pesëfishuar aplikimet për lotarinë amerikane, që kur Rama mori drejtimin e venmdit, ndërsa nënvizoi sëe vëllai i tij Olsi Rama la Amerikën, për të jetuar si i papunë në Shqipëri.

Në këtë linjë ai shtoi se tre gjëra ka buxheti për krimin dhe klientët, ku njëra është lëshimi me detyrim i faturës tatimore, që do të rrisë koston për bizneset e vogla dhe do t’i çojë shumë drejt mbylljes.

Masa e dytë, heqja e taksave për “Sata Quarantat” dhe hotelet e luksit, që të mos kenë detyrime dhe të shtojnë pasuritë e pista.

Në këtë drejtim tha se një familje në Valbonë do të paguajë 20% taksë, kurse hoteli i Klement Balilit, nuk do të paguajë asgjë.

Masa e tretë, deklaroi Basha është projekti “1 miliard euro”, Partneri Publik Privat, PPP që sipas tij, nuk i thonë kot, Pastrimi i Parave të Pista.

Basha e cilësoi si mekaniznimin për të blerë pushtetin me para./a.y/noa.al