Transmetuar më 16-11-2017, 09:51

Një banesë ka rënë pre e grabitjes gjatë natës mes të mërkurës dhe të enjtes. Gjithçka ka ndodhur në Himarë, në fshatin Iljaz.

Në banesën e Loreta Baxhakut, persona të paidentifikuar kanë hyrë gjatë natës dhe kanë marrë sende me vlerë.

Po ashtu ata kanë marrë edhe skafin që ndodhej në oborrin e shtëpisë.

Nuk dihen ende rrethanat e grabitjes, ndërkohë që policia është sinjalizuar mëngjesin e sotëm për ngjarjen.

Aktualisht uniformat blu vijojnë hetimet, për të zbuluar gjithë sa ka ndodhur. /a.y/noa.al

Foto ilustruese