Transmetuar më 16-11-2017, 08:10

“Dënim me vdekje për Donald Trump”. Është kjo ajo që shkruhet në editorialin e së përditshmes Koreano-veriore ‘Rodong Sinmun’.

Shkrimi i cituar nga “The Guardian”, vjen pas një postimi në Twitter nga ana e Presidentit amerikan, drejtuar diktatorit Kim Jong-un.

Krimi i kryer nga numri një i Shtëpisë së Bardhë, është se ka guxuar të fyejë liderin e Koresë së Veriut, qoftë gjatë vizitës së tij në Azi, edhe në rrjetet sociale duke thënë se “Më quan plak, por unë nuk do ti thoja se është i shkurtër dhe i shëndoshë”.

Por më i rëndi i krimeve sipas gazetës, i cili nuk mund të falet kurrë, është se ka guxuar të cenojë dinjitetin e liderit korean.

“Presidenti i SHBA-ve, duhet ta dijë se është vetëm një kriminel mizor i dënuar me vdekje nga populli korean”, thuhet më tej në gazetë. /a.y/noa.al

Degradon fjalori mes Trump dhe Kim Jong Un