Transmetuar më 15-11-2017, 19:50

Kompania e njohur Nokia rilançon orën Steel HR.

Modeli më i fundit i kësaj ore mund të porositet online ndërsa produktet e para do të dalin në treg para festave të fundvitit.

Ora e cila ka pamje klasike, ka sensorë për matjen e rrahjeve të zemrës si dhe tregon gjatësinë e ecjes dhe kaloritë që djeg trupi juaj.

Ora mund të lidhet edhe me smartfonë përmes Bluetooth, me të cilin përdoruesit njoftohen për thirrjet, mesazhet e ngjarjet.

Nokia Steel HR është rezistente ndaj ujit deri në 50 metra thellësi.

Bateria e kësaj ore ka jetëgjatësi deri në 25 ditë me përdorim normal.

Steel HR do të kushtojë 190 euro.