Transmetuar më 15-11-2017, 19:33

Federata Italiane e Futbollit shkarkon trajnerin Giampiero Ventura.

Trajneri 69-vjeçar nuk arriti dot të kualifikojë Kombëtaren italiane në Botërorin e vitit të ardhshëm që do të zhvillohet në Rusi.

Italia u skualifikua gjarë përballjes në Play-off kundër Suedisë.

Vendimi për shkarkimin e Venturës u mor pas takimit të mbajtur nga presidenti i FederatësItaliane të Futbolit, Carlo Tavecchio, me anëtarët tjerë të federatës.

Gjatë angazhimit të tij në 17 ndeshje në pankinën italiane, Ventura koleksionoi 10 fitore, 4 barazime dhe 3 humbje.

Italia nuk arrin të kualifikohet në Botëror për herë të parë që nga viti 1958./a.k/noa.al/