Transmetuar më 15-11-2017, 14:47

Papa Françesku ka marrë si dhuratë mëngjesin e sotëm, një Lamborghini. Këtë lajm e ka bërë të ditur zyra e shtypit të Selisë së Shenjtë.

Makina do të nxirret në ankand nga Sotheby’s dhe të ardhurat do t’i dorëzohen drejtpërdrejt Papës.

Ai vendosi t’i dhurojë ato për bamirësi për organizatat bamirëse katolike për të bërë të mundur kthimin e të shpërngulurve të krishterë në Irak, për të ndihmuar viktimat e trafikimit seksual në Itali si edhe për dy organizata bamirëse italiane që operojnë në Afrikë.

"Lamborghini Huracan" që ka një shpejtësi maksimale prej më shumë se 300 km në orë dhe një çmim fillestar prej 185 000 eurosh (21`9 000 dollarë) do të dalë në ankand për bamirësi", sipas një njoftimi nga Vatikani.

Vetura e tipit "Lamborghini Huracan" që iu dhurua Papës ishte përgatitur posaçërisht për të dhe iu dorëzua nga menaxheri kryesor i kompanisë "Lamborghini" që është pjesë e grupit "Volkswagen" në Gjermani.