Transmetuar më 15-11-2017, 11:04

Tetë persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e rrëzimit të një avioni të vogël pasagjerësh në territorin e Khabarovsk, në lindje të Rusisë.

I vetmi i mbijetuar është një fëmijë 3 vjeç. Në avionin e rrëzuar në orët e para të mëngjesit të sotëm, ndodheshin dy pilotë dhe shtatë pasagjerë.

“Tetë persona gjëetën vdekjen dhe një fëmijë mbijetoi”, tha një zëdhënës i policisë.

Vogëlushi i mbijetuar u transportua në një spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Avioni që udhëtonte nga Khabarovsk drejt fshatit të Nelkan, rreth 100 kilometër larg Khabarovsk, ishte në pronësi të “Khabarovsk Airlines”. Lidhur me ngjarjen e rëndë, hetimet janë në vijim. /a.y/noa.al