Transmetuar më 14-11-2017, 22:51
Publicitet

Mjekësia ka folur shumë për çështjen e shtatzënisë te gratë, madje edhe duke sugjeruar mënyra të ndryshme se si një femër mund të mbesë më shpejt shtatzënë.

Sipas studimeve më të fundit në mjeksi, thuhet se një “ilaç” i vërtetë është vera e kuqe.

Nëse një vajzë konsumon pesë gota me verë çdo muaj, e ka më të thjeshtë për të mbetur shtatzënë.

Studimi gjeti një lidhje mes pirjes së verës së kuqe dhe vezoreve të shëndetshme që prodhojnë më shumë vezë.

Vera e bardhë, birra dhe pijet e tjera alkoolike nuk e kishin efektin e njëjtë. Doktorët gjithmonë kanë thënë se alkooli duhet të evitohet tërësisht nëse po përpiqeni për të mbetur shtatzënë, në mënyrë që të parandalohen dëmtimet gjatë zhvillimit të shtatzënisë.

Hulumtuesit në Shkollën e Mjekësisë të Universitetit Washington në SHBA, vendosën të ekzaminojnë efektin e alkoolit në fertilitet. Ata studiuan 135 gra të moshës 18 deri 44 dhe matën ‘rezervën’ e tyre ovariane.

Kjo është kapaciteti i vezorëve për të prodhuar qeliza të shëndetshme vezore, që matet duke llogaritur gjëndrat antrale që i prodhojnë ato.

Rezultoi se gratë të cilat kishin pirë sasi të moderuara të verës së kuqe (jo më shumë se pesë gota verë në muaj), kishin rezervën më të madhe ovariane. /k.k/noa.al/

Loading...