Transmetuar më 14-11-2017, 22:43

Kryeministri Edi Rama, kërkon ndjesë publike për ofendimin që i bëri gazetarëve të emisionit investigativ “Le Iene”, ku këta të fundit realizuan një reportazh se si fëmijët e Bulqizës mblidhnin krom për të ndihmuar familjet.

Para disa ditësh Rama e quajti këtë emision “një kazan” dhe reportazh të ndyrë me filmime të vjetra.

Rama ka kërkuar falje gjatë mbrëmejs së sotme përballë Eni Vasilit në emisionin “Studio e Hapur”.

“Unë nuk e kam parë vetë, e mora si informacion. Ajo çfarë kam thënë, që këto raste janë sporadike. Mora shumë feedback nga shumë komentues në facebook. U nisa nga një reportazh që është bërë në të shkuarën, për kanabisin, ku ishin paguar disa aktorë që të qëllonin me armë, sikur ata mbronin drogën me armë. Sidoqoftë, në rastin konkret, unë pa e parë fola me një paragjykim, dhe kam bërë gabim. Kam bërë gabim pa dashje, dhe e pranoj që kam bërë gabim.” – deklaroi Rama.