Transmetuar më 14-11-2017, 21:35

Kryeministri Edi Rama i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Studio e Hapur” të Eni Vasilit, i mëshon idesë së tij se mediat në Shqipëri janë të pabesueshme.

Sipas kryeministrit, në opinionin publik, mediat janë po aq të pabesueshme sa gjykatat.

“Ka ndryshim të madh mes kritikës dhe shpifjeze të pabazuara. Kush më njeh, e di që stimulohem nga kritikat dhe kundërshtimet në diskutim, por kritikat ngrihen mbi ide, ndërsa balta e shpifjeve nuk është kritikë.

Bëni një anketim dhe do çuditeni, sot mediat, në opinionin publik janë po aq të pabesueshme sa gjykata,”-tha Rama.