Transmetuar më 14-11-2017, 20:13

Video e mëposhtme tregon sipërfaqen e një bregdeti në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të pushtuar nga miliona kërmij deti.

Ky fenomen ngelet i pashpjegueshëm, pasi këto krijesa jetojnë në shkëmbinj nënujorë apo hapësirat me korale.

Ato kanë mbetur në rërë pas batizës, duke bërë që rëra të duket sikur është shtruar me gurë.

“Jam rritur pranë detit po kurrë nuk kam parë grumbull kaq të madh të dilte ndonjëherë në plazh”, ka thënë një banor i zonës lidhur me rastin.

Videoja tregon vetëm një të katërtën e sipërfaqes, të mbushur me kërmijtë, që janë kthyer sërish në ujë.

Për më tepër shihni videon.