Transmetuar më 14-11-2017, 20:12

Të paktën tre persona janë vrarë dhe disa të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë e një sulmi me armë zjarri pranë një shkolle.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Kaliforninë Veriore, pranë shkollës fillore “Rancho Tehama”.

Të shtënat me armë erdhën në një moment ku prindërit ishin duke marrë fëmijët e tyre nga shkolla, çka ka ngjallur panik.

Autori i sulmit u Mësohet se ka qëlluar para shkollës por nuk verifikohet nëse shënjestra ishin prindërit dhe nxënësit  apo njerëzit që ndodheshin pranë, raportojnë mediat e huaja.

Autoritetet vendase kanë konfirmuar për 3 viktimat por nuk kanë bërë me dije asnjë informacion për kapjen apo vrasjen e mundshme të autorit. /k.k/noa.al/