Transmetuar më 14-11-2017, 20:00

Një bombol gazi ka shpërthyer këtë të martë në një banesë në qytetin e Durrësit.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 17:00, në lagjen 17 të qytetit bregdetar.

Nuk dihen shkaqe e këtij incidenti, që për fat të mirë nuk është shoqëruar me të lënduar në njerëz.

Nga ngjarja janë raportuar dëme materiale, ndërsa u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për të normalizuar situatën.

Në vendngjarje ka mbërritur policia e cila po heton për të zbardhur ngjarjen.

Në këtë sezon, të shumtë janë ata që përdorin bombolat e gazit për ngrohje dhe gatim, ndaj kujdesi duhet të jetë maksimal. /k.k/noa.al/