Transmetuar më 14-11-2017, 19:34

Dita e sotme ka qenë pikëlluese për aktorin e njohur në Portokalli, Olsi Bylyku.

Një nga personat më të shtrenjtë të “Kimikatit”, gjyshja e tij ka ndërruar jetë.

Këtë gjë e ka njoftuar vetë aktori i cili ka bërë një postimi në Instagram.

Në postim ai shkruan:

“Shpirti tu prehtë në paqe gjyshja ime. Do më mungosh shumë, pusho e qetë sepse ke lënë fëmijë të mbarë me nipër dhe mbesa e dashuri dhe mirësi tek çdo njeri që ty të njeh!”

Olsi Bylyku është një nga aktorët më të spikatur të shout të humorit që transmetohet në Top Channel./a.k/noa.al/