Transmetuar më 14-11-2017, 17:21

Një burrë po përballet me akuzat për burgim deri në 5 vite pasi mbyti pa dashje një grua, teksa përdorte një kastravec si lodër seksuale. Oliver D., 46 vjeç nga Gjermania, ftoi në apartamentin e tij dashnoren, teksa gruaja dhe vajza e tij nuk ishin në qytet.

Oliver tha në seancën e parë gjyqësore si kishin pirë katër shishe verë dhe një sasi të madhe “Schnapps”, lloj likeri alkoolik, para se të hynin në dhomën e gjumit. I akuzuari thuhet se është shprehur në gjykatën e Mannheim se përdorte shpesh dildo, karrotat apo sende të tjera nga kuzhina si lodra seksi.

“Ajo nuk kishte ndonjë lodër me vete, kështu që unë vrapova në kuzhinë dhe mora një gjysmë kastraveci, me të cilin po luanim nga pjesa intime dhe në gojë. Pas pak ndjeva një erë tymi që vinte dhe shkova sërish në kuzhinë, pasi kisha harruar një copë mishi në sobë, të cilin e kisha për qenin. 

E mora, dola të ushqeja qenin dhe po pija një cigare në ballkon. Kur u ktheva në dhomë, ajo ishte pa ndjenja. Kastraveci ishte akoma në fytin e saj dhe kishte ndërprerë kalimin e ajrit. U përpoqa të tërhiqja kastravecin nga gryka e saj, por ishte aq i butë sa nuk munda ta nxirrja të gjithin”, u shpreh 46 vjeçari.

Gruaja ra në koma dhe vdiq në spital pak më vonë. Në gjykatë, prokurori akuzoi se veprimet e të pandehurit kishin qenë neglizhente.

“Ai duhej ta dinte që nuk mund ta linte vetëm aq gjatë. I pandehuri rrezikon deri në 5 vite burg”, tha prokurori gjerman, Reinhard Hofmann. /b.l/noa.al/