Transmetuar më 14-11-2017, 16:16

Gjykata e Krimeve të Rënda ka kërkuar masën e sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin që u kap me 863 mijë euro në automjetin e tij në Elbasan.

Seanca pritet të mbahet ditën e nesërme. Biznesmenit përveç 863 mijë eurot iu gjetën edhe dy patentat e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

Çështja për biznesmenin e arrestuar javë më parë në Elbasan i kaloi Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Kjo pasi, Prokuroria e Elbasanit shpalli moskompetencën për hetimin e tij.

Hetimi për rastin, i kaloi task-forcës së Krimeve të Rënda, e cila merret me rastet për pastrim parash. /b.l/noa.al/