Transmetuar më 14-11-2017, 14:25

Gazetarja e “Stop”, Erinolda Isufaj humbi jetën të shtunën, pas një aksidenti tragjik ku një bllok mermeri u shkëput nga një kamion që udhëtonte para makinës ku ajo ndodhej.

Gazetarja ishte në makinë me prindërit e saj, dhe bashkëshortin. Prindërit dhe bashkëshorti janë jashtë rrezikut për jetën.

Por 24-vjeçarja nuk ia doli t’i shpëtonte këtij aksidenti. Genti dhe Saimiri ia kanë dedikuar emisionin gazetares që punonte në emisonin “Stop” prej disa kohësh.

"Dua t'ja dedikoj emisionin një vajze të mrekullueshme që nuk jeton më. Stafi i emisionit "Stop" i shpreh ngushëllime familjarëve të Erinoldës. Por dua që edhe nëpërmjet emisionit tonë të bëjmë një apel të fortë",-u shpreh Saimir Kodra teksa "Stop" solli disa raste kur jeta e qytetarëve vihet në rrezik në rrugë.

"Eri është në qiell, është në parajsë. Eri të kemi xhan. Do na mungosh",-u shpreh Genti dhe Saimiri. /b.l/noa.al/