Transmetuar më 14-11-2017, 12:26

Përmes një video në shtëpinë e saj, Bleona Qereti na tregoi në Instagram procesin që po kryen për ngrirjen e vezëve.

Kjo video nuk u prit shumë mirë nga ndjekësit e saj, ku shumica e akuzonin se nuk dëshironte fëmijë. Por Bleona e shpjegoi më së miri, ku shkroi se për momentin karriera e saj është objektivi kryesor që ka.

Prandaj ajo ka vendosur të ngrijë vezët deri në momentin që të jetë gati për t’u bërë nënë. Gjithsesi, për post kritikave apo mbështetjes së fansave, ka edhe nga ata që kanë filluar të bëjnë shaka me këtë gjë.

Njëri prej tyre është edhe aktori i njohur i humorit. Ai është i njohur për videot e tij plot humor e batuta. Po flasim për Rezart Veleshnjan i cili ka bërë vetëm pak minuta më parë një video, ku imiton Bleona Qeretin.

Edhe Rezi i tregon meshkujve shqiptarë teknikën si ta ruajnë spermën e tyre dhe pas 30 vjetësh të bëjnë shumë fëmijë. /b.l/noa.al/