Transmetuar më 14-11-2017, 10:36

Dy automjete janë përfshirë nga zjarri në garazhin e një pallati ku kanë qenë të parkuara.

 Më konkretisht në orët e para të mëngjesit të sotëm, e martë, në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, ka rënë zjarr në garazhin e një pallati ku ishin parkuar mjetet e banorëve.

Për pasojë njëri nga mjetet është djegur plotësisht, ndërsa një tjetër pjesërisht.

Nga hetimet paraprake dyshohet se rënia e zjarrit mendohet të ketë qenë aksidentale, si pasojë e defektit që ka patur njëra nga mjetet e parkuara brenda garazhit.

Aktualisht policia e Elbasanit, po vijon punën për përcaktrimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit. /a.y/noa.al

Foto ilustruese