Transmetuar më 14-11-2017, 09:27

Duhet të dilte nga qelia por i kërkoi me insistim gjyqtares që të qëndronte pas hekurave, të paktën dhe për një muaj. Arsyeja? Të dobësohej dhe të arrinte linjën e dëshiruar trupore.

Rasti i pazakontë ka si protagoniste sllovenen Branka Virant, 41 vjeçe me banim në Lubjanë, e dyshuar për vjedhje, e cila gjatë tre muajve të fundit ka qënë në burgun e Rijekës në Kroaci.

“Këtu jam mirë, burgu më dha trupin që doja, rashë 5 kiliogramë. Edhe 30 ditë akoma dhe do kem trupin e dëshiruar”, i tha Brianka gjyqtares Mladenka Paro Rudić, shkruan noa.al.

Gjyqtarja nga ana e saj deklaroi, “Ajo është arrestuar për vjedhje dhe maksimumi i dënimit për këtë vepër është tre vite burg. Kjo do të thotë se masa nuk mund të zgjatet më tej dhe ajo do të hetohet në gjendje të lirë duke nisur nga 19 nëntori”.

Kështu që 41-vjeçarja, do të duhet ta vazhdojë dietën e saj të dobësimit jashtë qelisë. Virant u arrestua pasi u filmua nga kamerat e sigurisë teksa vidhte parfume luksi në një qendër tregtare. /a.y/noa.al