Transmetuar më 14-11-2017, 08:12

Kryeministri Edi Rama ka bërë një koment lidhur me çmimin e energjisë elektrike. Duke publikuar një fotografi nën diçiturën “Fakt, jo kazan”, kreu i qeverisë pretendon se çmimi i energjisë është ulur.

“Kazani: Çmimi i energjisë elektrike u rrit. Fakti: Çmimi mesatar i energjisë për familjet ishte 9.7 lekë/Kwh në vitin 2013. Sot është 9.5 lekë/Kwh. Beso dhe kontrollo: Krahaso dy fatura energjie të banesës tënde”, shkruan Rama në Facebook.

Por kaq ka mjaftuar që qytetarët ta “mbysin” me kundërpërgjigje dhe akuza nga më të shumta.

Një komentues i shkruan, “Ke të drejtë! Po na vjen fatura e energjisë aq lirë, sa lemë dhe goxha bakshish kur paguajmë se s’po mësohemi dot (forca zakonit)”.

Një tjetër shkruan, “Fakt jo kazan! Trying too hard pal! Fshati që duket nuk do kallauz, nëse populli vërtetë jeton më mirë tani, ç’nevojë ke të bësh propagandë?”.

“Natën komandant, ti të rreh dhe s’të lë dhe të qash. Fakt jo kazan!!!”, vijon një tjetër koment.

Një qytetar i kthehet Kryeministrit nëpërmjet përllogaritjeve, “Një llogaritje e thjeshtë (për max 400kw që harxhon një familje) : 2013 (300kw x 7.7 lekë + 100 kë x 12.5 lekë = 35.600 lekë) 2017 (400 x 9.5 lekë = 38.000 lekë). Pra çmimi është rritur…”

Një tjetër qytetar shton, “Ore je dehur ti apo bën vetë o Edi ne po paguajmë energji elektrike dhe ujë me shtrenjtë sesa në Europë o Edo, të kishim ëndërr Kryeminstër po çpo bën kështu ore, mos pi më se na fëlliqe”. /a.y/noa.al