Transmetuar më 14-11-2017, 00:18

Një tërmet i fuqishëm, 7,3 ballë në kufirin verior mes Iranit dhe Irakur ka shkaktuar mbi 450 viktima deri më tani, ndërsa janë plagosur mbi 2 mijë të tjerë.

Një video e publikuar tregon çastet e tmerrshme kur nisën lëkundjet e para dhe njërëzit që të frikësuar vrapojnë për të dalë nga ndërtesat ku ndodheshin.

Dëmet e tërmetit janë të pallogaritshme, ku shumë banesa të cilat janë të ndërtuara në zonat malore janë në rrezik shembje, duke rritur kështu mundësinë e shtimit të viktimave.

Pjesa më e madhe e viktimave janë në provincën Kermanshah, perëndim të Iranit. Të paktën 164 njerëz vdiqën në këtë provincë, thanë zyrtarët për mediat shtetërore, raporton BBC.

Gjashtë të tjerë u raportuan të vdekur në Irak. Ndërkohë qe ekziston frika se numri i të vdekurve mund të rritet.

Tërmeti shkaktoi panik dhe frikë tek banorët të cilët lanë shtëpitë e tyre dhe dolën në rrugë. Xhamitë në kryeqytetin e Irakut, Bagdad kanë transmetuar lutje përmes altoparlantëve.

Shefi i shërbimeve emergjente të Iranit, Pir Hossein Koolivand  tha për televizionin iranian “Irinn” se shumica e viktimave ishin në qytetin Sarpol-e Zahab, rreth 15 km larg kufirit./a.k/noa.al/