Transmetuar më 13-11-2017, 23:59

Kombëtarja italiane mbeti jashtë kampionatit Botëror që do të zhvillohet në Rusi gjatë vitit të ardhshëm.

Itali barazoi 0-0 përballë Suedisë në ndeshjen e kthimit luajtur mbrëmjen e sotme.

Takimi që u zhvillua në San Siro përfundoi pa gola, duke bërë që Kombëtarja axurre të mbetet jashtë këtij kompeticioni.

Italianët u përpoqën dhe dominuan takimin por nuk arritën të gjejnë dot rrugën e rrjetës përballë suedezëve.

Ndërkaq portieri italian Gigi Buffon ka shpërthyer në lot pas eliminimit.

Pas ndeshjes legjenda italiane ka folur për gazetarët:

"Jam i shkatërruar! Sa keq që përfundoi kështu,"-ka thënë Buffon.

Italia mbetet jashtë Kupës së Botës së vitit 2018, për herë të parë pas 59 viteve.

Kujtojmë që Kombëtarja italiane numëron shumë tifozë edhe në Shqipëri./a.k/noa.al/