Transmetuar më 13-11-2017, 21:03

Mund të quhet mbrëmja e Sadikut ajo e sotmja e ndeshjes miqësore Turqi-Shqipëri.

Sulmuesi shënoi 2 gola të shpejtë për Kombëtaren shqiptare në fitoren kundër turqve.

Me dygolëshin e realizuar në pjesën e parë në miqësoren me Turqinë, Armando Sadiku ngjitet në kuotën e 11 golave me fanellën e kombëtares shqiptare.

Sulmuesi elbasanas futet në historinë e kuqezinjve si golashënuesi i katërt me më shumë gola të shënuar.

Sulmuesi 26-vjeçar kaloi dy legjenda të futbollit shqiptar si Sokol Kushta dhe Igli Tare, ndërsa barazoi Hamdi Salihin dhe Altin Rrakllin me nga 11 gola.

Duke parë moshën e tij të re, nuk është çudi që ai të ngjitet si i pari i “fronit” të golashënuesve./a.k/noa.al/