Transmetuar më 13-11-2017, 20:56

Ajo është një prej këngëtareve më të suksesshme në vend. Bëhet fjalë për Arilena Arën, e cila pasi fitoi një spektakël muzikor, mori pjesë në disa evente dhe ka korrur sukses.

Pak ditë më parë u tha se ajo do të ishte pjesë e festivalit të këtij viti, por nga lista e publikuar emri i saj nuk ishte.

Ende nuk dihet arsyeja e këtij vendimi, që e ka bërë këngëtaren të tërhiqet nga gara për festivalin, kënga e të cilit shkon në ‘’Eurosong’’.

Afati për dorëzimin e çdo të dhëne për të qenë pjesë e festivalit ishte data 10 nëntor. /k.k/noa.al/