Transmetuar më 13-11-2017, 19:51
Publicitet

 “Lumë” golash në takimin miqësor Turqi-Shqipëri.

Aktualisht rezultati është 3-2 në favor të Kombëtares shqiptare.

Goli i tretë për Shqipërinë u shënua nga Eros Grezda në minutën e 56’.

Pjesa e parë e takimit u mbyll me rezultatin 0-2 për Shqipërinë ku të dy golat u shënuan nga Armando Sadiku 24’ dhe 39’.

Të dy golat u asistuan nga Odise Roshi i cili bëri dy krosime fantastike nga krahu.

Vendasit kanë ngushtuar rezultatin në 1-2 me anë të Cengiz Under në minutën e 47’.

Ndërkaq goli i dytë për turqit u shënua në minutën e 60’ të takimit nga Emre Akbaba.

Ndërkaq mesfushori Ledian Memushaj është ndëshkuar me karton të kuq.

Takimi miqësor Turqi-Shqipëri po luhet në Antalya./a.k/noa.al/

Loading...