Transmetuar më 13-11-2017, 19:15

Gjykata e Shkodrës ka lënë në burg 17-vjeçarin, Roland Matraxhi, i cili akuzohet se pak ditë më parë goditi për vdekje me thikë adoleshentin nga Kukësi, Altis Metallari, 16 vjeç, duke i marrë tragjikisht jetën.

Roland Matraxhi akuzohet për veprën penale “vrasje me dashje dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, ndërsa përpara togave të zeza ka thënë se nuk ka pasur si qëllim ta vrasë 16-vjeçarin.

Ndërkohë, avokati i tij mbrojtës, ka deklaruar se klienti i tij është sulmuar dhe goditur me mjete të forta nga viktima dhe një person tjetër.

Avokati ka shtuar se Matraxhi ka mbrojtur veten në momentin e ngjarjes.

Krimi u regjistrua natën e 10 nëntorit në shëtitoren e qytetit të Kukësit, ku fillimisht u mësua se gjithçka kishte nisur nga ngacmimet e viktimës kundrejt një kushërire të autorit të dyshuar të krimit. /k.k/noa.al/

Vrasja në Kukës/ Gjykata lë në burg 17-vjeçarin e akuzuar për...