Transmetuar më 13-11-2017, 18:18

Edhe pse të ndarë Xheni dhe Benradi vazhdojnë të jenë dy banorët më të komentuar të Big Brother 9. Dyshja i dha fund lidhjes në fund të muajit tetor duke hequr dorë edhe nga gara e kërcimit në "Dance with me".

Xheni është kthyer në Itali, ndërsa Benardi vazhdon jetën në Tiranë, megjithatë postimet e tij të fundit tregojnë se ai ende mund ta ketë mendjen tek Xheni.

Pak ditë më parë me anë të një video Benardi tregonte kupat e fitores që kishte marrë në DWM me Xhenin, ndërsa sot ai i ka "shfaqur" dashurinë publikisht.

Ish-banori i BB9 shihet duke kënduar në makinë këngën e Xhensilës "Hih love", teksa shkruan "Ti je my…", dhe vazhdimi i tekstit dihet…my love.

Ndoshta kjo është një shenjë se Benardit i mungon Xheni tani që ajo është larg dhe këtë po ja shpreh me anë të këngës?