Transmetuar më 13-11-2017, 17:34

Kryeministri Edi Rama ka propozuar ish-kreun e Shërbimit Informativ Shtetëror, Visho Ajazi për ambasador të Shqipërisë në NATO. 

Propozimi i është dërguar Presidentit të Republikës, Ilir Meta. Deri më tani, Shqipëria është përfaqësuar në NATO nga ish-deputeti i Partisë Demokratike, Leonard Demi.

Visho Ajazi Lika dha dorëheqjen më 30 tetor të 2017, ndërsa në të njëjtën ditë Presidenti dekretoi largimin e tij nga detyra. Ndërkohë që ende nuk ka firmosur propozimin e kryeministrit Rama për kandidaturën e Helindon Bendos. 

Largimi i Visho Ajazit nga posti i kryetarit të SHISH-it shkaktoi debate të shumta, kjo për faktin se SHISH gjatë kohës që drejtimit prej tij ka depozituar raportet konfidenciale mbi situatën e drogës në vend.

Opozita deklaroi se dorëheqja e Visho Ajazi Likës ishte rezultat i presionit ndaj denoncimit të trafikut të narkotikëve, ndërsa nga mazhoranca nuk ka pasur komente. Midis asaj që u tha në media, ishte edhe një pozicion që Ajazi mund të merrte në NATO. /b.l/noa.al/