Transmetuar më 13-11-2017, 16:12

Mbrëmjen e djeshme është zhvilluar në Wembley Arena të Londrës, evenimenti më i madh i ndarjes së çmimeve në Europë, “MTV Europe Music Awards” 2017.

Ashtu siç është bërë zakon në ditët e sotme që në evenimente të rëndësishme qoftë në modë apo në muzikë, protagonistët e këtyre ngjarjeve të vishen në mënyra nga më të çuditshmet.

Edhe shqiptarja nga Kosova Rita Ora është shfaqur në tapetin e kuq në ceremoninë e ndarjes së çmimeve EMA në MTV e veshur ndryshe nga të tjerët.

Rita ose nuk ka pasur kohë për t'u veshur siç duhet, ose ka dashur që të bëjë bujë me robdeshambrin që kishte veshur.

Me një pershqir në kokë, dhe me një gjerdan në qafë, kështu zgjodhi të parakalonte Rita Ora në tapetin e kuq.

Për herë të parë, siç nuk kishte ndodhur më parë, pjesë e kësaj mbrëmje të madhe të ndarjes së çmimeve ishin katër artistë shqiptarë, dy prej të cilëve ia dolën të marrin një trofe: Dua Lipa dhe Ermal Meta. /b.l/noa.al/