Transmetuar më 13-11-2017, 14:15

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka sulmuar sërish mesditën  sotme kryeministrin Edi Rama, ku e akuzon këtë të fundit si të lidhur me drogën. 

Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, duke marrë shkas nga raporti i Qendrës Europiane të Drogave dhe të Varësisë së Drogave, se Shqipëria po bëhet nyje e trafikut të heroinës, Vasili thekson se përgjegjës për këtë është Edi Rama.

“Përgjegjësia për drogën do ta shoqërojë kryeministrin gjithë jetën... Qendra Europiane e Drogave dhe e Varësisë së Drogave (EMCDDA) flet shume qartë, "Që Shqipëria është transformuar në një nyje të trafikut të heroinës." Kjo është tragjedia më e rëndë për Shqipërinë për të cilën ka vetëm një përgjegjës; ai është kryeministri”, shprehet Vasili.

Më tej ai thekson se Rama jo vetëm që se luftoi drogën, por sipas tij e mbështeti, e shfrytëzoi, e përdori atë.

“Ai është kryefajtori, që pengoi drejtësinë, pengoi hetimin, ruajti e mbrojti imunitetin e atyre që akuzoheshin nga prokuroria dhe partnerët ndërkombëtarë dhe këtë e bëri në parlamentin shqiptar në sytë e gjithë botës”, tha ai.

Duke përsëritur edhe njëherë se Shqipëria është nyje e trafikut të heroinës dhe se kryeministri është autor i vetëm dhe kryesor i saj, Vasili tha se ai duhet të përgjigjet për këtë.

“Llogjet e tij kilometrike janë vetëm devijim dëshpërues për t'i ikur kësaj përgjegjësie shumë të rëndë, që do ta shoqërojë gjithë jetën, po gjithë jetën ama...”, përfundon Vasili. /b.l/noa.al/