Transmetuar më 13-11-2017, 13:43

Fadil Kasemi, 53 vjeçari që i mori jetën ish-bashkëshortes së tij gjyqtare Fildez Hafizi më 31 gusht të këtij viti pas problemeve të shumta mes tyre dhe të përsëritura nuk vuan nga probleme mendore. Ky është rezultati që ka dalë nga ekspertiza mjeko-ligjdore.

Ekspertiza është dorëzuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ndërsa në të thuhet se ai nuk vuan nga çrregullime mendore dhe se ka qenë i përgjegjshëm në momentin e kryerjes së krimit.

Ishte avokati i Kasemit që kërkoi ekspertizë mendore për klientin e tij. Akt-ekspertimi psikiko ligjor është kryer pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, Tiranë.

Prokuroria për Krimet e Rënda akuzon Kasemin për veprën penale të "vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare", për të cilën parashikohet dënim nga 20 vjet deri në burgim të përjetshëm. /b.l/noa.al/