Transmetuar më 13-11-2017, 13:05
Publicitet

Partia Demokratike ka kërkuar që deputeti socialist Pjerin Ndreu të përjashtohet me 10 ditë nga punimet e Kuvendit. 

Sipas PD-së, Byroja e Kuvendit duhet të mblidhet brenda 48 orëve për të marrë këtë vendim. 

PD në argumentin e saj sqaron se deputeti socialist ka fyer dhe kërcënuar, deputetin demokrat, Ervin Salianji.

Shkak u bë një sherr në Komisionin e Sigurisë, ku Ndreu i drejtohej deputetit Ervin Salianji me fjalët: “Do hash dajak; Ti do rrahur”, etj.

Sipas demokratëve, thirrjet për përdorimin e dhunës dhe fyerjeve janë të papranueshme në jetën parlamentare.

Por sipas burimeve mësohet se Byroja e Kuvendit nuk e ka pranuar kërkesën e PD-së për përjashtimin e deputetit socialist Pjerin Ndreu nga Kuvendi, pasi gjykoi se Ndreu e ka kërcënuar deputetin Ervin Salianji në komisionin parlamentar të para pak ditëve me shprehjet "do hash dajak, ti do rrahur".

Gramoz Ruçi, në deklaratën e tij tha se "mbledhja nuk mund ta shqyrtojë këtë rast, pasi Byroja nuk ndëshkon kur njerëzit shahen në komisione."

Sherri në komision

Ervin Salianji e pyeti ministren Xhaçka: “A ju duhet më shumë buxhet për të kontrolluar ish-repartet ushtarake, që përdoren për magazinim droge? A ju duhet më shumë buxhet për të vendosur në funksion radarët?!”

Por, përgjigjen pyetjes ia ka kthyer ndryshe, Paulin Stërkaj: Je bilbil mali! Se vetëm për të folur ke ardhur.

Kurse, Pjerin Ndreu, pa mikrofon, iu kthye Salianjit: Mos i provoko të gjithë se do të hash dajak! Ti do rrahur!

Paulin Stërkaj ka vazhduar, duke i kujtuar Salianjit:… Unë bëj mundje, boks edhe karate. Mos më bëj mua presion!

Pjerin Ndreu nga ana tjetër iu ka kthyer deputetit demokrat: Rri more urtë se je bërë provokator i keq! Rri more urtë, nuk e shikon çfarë është bërë në të kaluarën?!

Salianji ia ka pritur: Nuk pyes dhe s’kam frikë nga asnjë bandit. /b.l/noa.al/