Transmetuar më 13-11-2017, 11:22
Publicitet

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka vihet nën akuzë se ka favorizuar bashkëshortin e saj, ish-deputetin socialist Artan Gaçi.

Është kjo akuza e hedhur ditën e sotme nga ish-Kryeministri Sali Berisha, nëpërmjet një postimi në Facebook.

Ai thotë se “Ndrikull Xhaçka dopio lumturim burrit,  edhe si bashkëshort por edhe si biznesmen! Aferim!! Këtij i thonë partneritet publik privat me burrin (PPPB)!”

Më tej ai publikon mesazhin që i ka dërguar ‘qytetari dixhital’, ku pretendohet se ministrja e Mbrojtjes i ka dhënë uzinën e Mjekësit të shoqit.

“Doktor ju përshëndes! Ministrja e Mbrojtjes e quajti sukses kalimin me PPP uzinën e Mjekësit një kompanie ushtarake italiane. Beretta thonë. Prapa gjithë kësaj historie është Tan Gaçi, burri ministres dhe Pelikani Security për aferat e veta duke lënë me gisht në gojë banorët e zonës! Ky është PPP me burrin doktor.” /a.y/noa.al