Transmetuar më 13-11-2017, 10:28

Këngëtarja Aurela Gaçe është nënë e bekuar me dy vajza, ku pas martesës me të shoqin, pas ardhjes në jetë të vajzës së madhe Grace, lidhja e tyre u kurorëzua edhe më vajzën e dytë.

Ditën e djeshme vajza e saj Grace mbushi 6 vjeçe dhe me këtë rast, mami Aurela i organizoi një festë me animatorë, personazhet e dashur për fëmijë si dhe me miqtë e saj më të mirë.

Mëngjesin e sotëm ajo ka publikuar në rrjetet sociale momente nga festa ku Grace duket e lumtur, ashtu si mami Aurela, babi Skerdi dhe motra e vogël Abigail Isabelle.

Aurela ka bërë një urim shumë të ndjerë për ditëlindjen e së bijës, të cilën e quan dashurinë e saj më të madhe.

“6 vjet më parë , të mbajta në krahë për herë të parë… bekimi më i madh i jetës time. Grace #Hiri i Perëndisë. Edhe 100 dashuria ime më e madhe. Dje, ishin mbledhur shokët e tu të grupit me të cilët kalove 3 vjet në kopësht e para-shkollor bashkë me mësuesen tuaj. Shumë nga ata shkuan në klasën e parë e ty tani t’u shtuan edhe shokë të rinj e do të rriteni bashkë. Dje, shokët të sollën shumë dhurata… por kur të rritesh, do të shohësh këto foto, këtë dashuri të sinqertë, këtë gëzim që ke ti e shokët e shoqet e tua, dhe atëherë do t’a kuptosh se pse mami të uron, të rrethohesh gjithë jetën tende me dashuri të sinqertë, pikërisht si në këto foto. Ju falenderoj shumë prindër të shokëve të Grace që morët kohën tuaj e bëtë të mundur që ajo të festonte e rrethuar nga dashuria e sinqertë e fëmijëve. Këto sy të qeshur pafshim gjithë jetën tek fëmijët tanë”, shkruan Aurela. /a.y/noa.al