Transmetuar më 13-11-2017, 10:12
Publicitet

Babë e bir kanë mbetur të plagosur, bashkë me një tjetër si pasojë e një aksidenti teksa udhëtonin me makinë.

Aksidenti u shënua pasditen e së dielës, në aksin rrugor Poshnje-Ura Vajgurore, të Beratit.

Armando Osoja, 37 vjeç, banues në lagjen Çirim, Berat, në vendin e quajtur “Rrotondoja e Çiflikut”, duke drejtuar mjetin tip ‘Benz’ me targa AA118AB, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Për pasojë janë dëmtuar drejtusi i mjetit dhe djali i tij B.Osoja, 11 vjeç të cilët ndodhen në spital.

Sakaq pasagjeri tjetër që ndodhej në mjet R.S, 33 vjeç, banues në Ura Vajgurore, po merr ndimë mjeksore në Spitalin e Traumës, Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Nga testi alkolit i kryer me aparatin Drager 37-vjeçari Osoja, ka rezultuar në gjendje të dehur.

Aktualisht hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet i kaluan Prokurorisë së Beratit për veprat penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelje të rregullave të qarkullimit”, ndaj Armando Osojës, i cili u arrestua. /a.y/noa.al

Foto ilustruese