Transmetuar më 13-11-2017, 10:00
Publicitet

Plot 26 persona janë arrestuar nga policia italiane, të akuzuar si të përfshirë në trafik droge nga Shqipëria drejt Italisë.

Angazhimi i 100 efektivëve të policisë së Caserta, në orët e para të mëngjesit të së hënës kurorëzoi operacionin e koduar “Smoke Snake” (Tymi i gjarprit).

Gjatë këtij operacioni u arrestuan 26 persona shqiptarë dhe italianë, si dhe u sekuestruan sende dhe materiale të kundraligjshme me vlerë mbi gjysmë milionë euro.

Të akuzuarit dyshohen si të përfshirë direkt në trafikimin e drogës nga Shqipëria në Itali, ku lënda narkotike tregtohej në zonën e Napoli dhe Caserta.

Detaje nga operacioni pritet të bëhen me dije në orët në vijim.

Ky operacion u kurorëzua në vijim të hetimeve të nisura në maj 2016, ku u arrestuan 9 persona dhe u sekuestrua 38 kilogramë marijuanë dhe 7.4 kilogramë heroinë. /a.y/noa.al

Foto ilustruese