Transmetuar më 13-11-2017, 09:47

Një makinë është përfshirë nga flakët teksa ka qenë në ecje e sipër. Gjithçka ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Më konkretisht, rreth orës 08:35, në autostradën Tiranë-Durrës, sa kalon mbikalimin e Sukthit një mjet tip fuoristradë me targa AA 856 AN ka marrë flakë në pjesë e përparme.

Mësohet se drejtuesi i mjetit sapo ka pikasur flakët ka zbritur. Për rrjedhojë nuk ka pasoja në njerëz, por vetëm dëme materiale.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak ka qenë një defekt teknik në mjet.

Aktualisht grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes. /a.y/noa.al